Gathered in art: Ekspozita e parë virtuale grupore

Mund të shihni ekspozitën e përbashkët virtuale të 12 artistëve. Këta artistë më parë kanë prezantuar punimet e tyre në platformën “Gathered in art”, e cila synon të promovojë artistë që krijojnë në Kosovë ose që janë nga Kosova dhe formimin e hapësirës së tyre virtuale.

Dymbëdhjetë artistë deri më tani kanë prezantuar gati 100 punime në platformë. Kjo ekspozitë është e para nga pesë të planifikuara gjithsejt.

“Kjo është e para në një seri të ekspozitave virtuale me të cilat ne duam t’i sjellim artistët nga Kosova më afër publikut.” Teknikat në të cilat ata kanë punuar janë të ndryshme, ashtu si motivet dhe frymëzimi. Shëtisni nëpër galerinë virtuale dhe njihuni me punën e tyre, hidhni një vështrim në punimet, ne jemi të sigurt që do të gjeni të preferuarat tuaja ”, thonë ata nga Uebfaqja Alternative.

Galeria virtuale përmban punime nga Nikolina Vasić, Demir Pepić (fotograf), Tijana Rodić, Julija Hočko (ilustrime), Aleksandar Kasalović, Andjela Jordanović (grafikë), Aleksandar Glibetić (art rrugor-murale/ art dixhital), Veselj Saliji, Boban Savić, Mimoza Studenica (art figurativ), Milena Popović (punë dore), Dragana Milić (muzikë).

Të gjithë paraqiten me tre punime sipas përzgjedhjes së tyre.

Në ditët në vijim, artistë të rinj do të jenë në platformë dhe punimet e tyre do të gjenden në ekspozitën e dytë virtuale në fund të muajit.

Uebfaqja Alternative edhe një herë fton artistët të aplikojnë.

“Platforma është e hapur për të gjithë dhe qëllimi i vetëm është prezantimi i publikut me artistë, krijues nga Kosova dhe që artistët të paktën virtualisht të kenë hapësirën e tyre,” thotë ekipi Alternativë.

Lexoni më shumë rreth kritereve të aplikimit KËTU.

Platforma e Gathered in art mbështetet nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *